Në një intervistë në “News24” Erion Veliaj foli për fushatën elektorale të 14 majit.

Ai theksoi se në Tiranë ka puna ka vijuar pa u ndalur, ndërsa shtoi se tha se trendi i investivemeve apo i shitblerjeve të pronës ka ecur normalisht.

“Ndihem mirë që qarku ka treguar qytetarëve dhe ka pasur një bashkëpunim mes tyre. Mund të them se jemi bërë më perëndimor dhe europian edhe në këtë proces që ndoshta ka qenë edhe më dinamik”, tha Veliaj.

Sa i përket akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për pemët, i cilësoi ato gënjeshtra, ndërsa bëri me dije se pemë janë mbjellë në mënyrë të  paimagjinueshme krahasuar me kohën e tij.

“Kapet në gënjeshtra non-stop, si historia me Iranin. Po të shohësh të gjitha pemët që janë mbjellë nuk kanë të krahasuar me kohën e tyre”, tha ndër të tjera ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit

Etiketa:

  • Erion Veliaj