“Elbasan Arena” mbahet si plan rezervë/ Zgjidhet stadiumi i finales së Kupës së Greqisë AEK-PAOK

Federata Greke e Futbollit (EPO) më në fund ka gjetur një vend të gatshëm  për të pritur finalen e Kupës së Greqisë ndërmjet AEK-ut të Athinës dhe PAOK të Selanikut më 24 maj. Stadiumi “Panthessaliko” në Volos do të presë një finale që do të luhet me dyer te mbyllura.

1910687-NORMAL

Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga shteti fqinj. Shumë u përfol për zhvillimin e duelit në “Air Albania”, madje FSHF ktheu përgjigje pozitive, por me kushtin që finalja të zhvillohej në datat 18 ose 19 maj. Pasi në stadiumin kombëtar është planifikuar më 25 maj të mbahet koncerti i këngëtarit grek, Nikos Vertis. 

Gjithashtu bëhet me dije, që nëse për ndonjë arsye objektive dhe të paparashikueshme nuk është e mundur të zhvillohet ndeshja në datën dhe orën e mësipërme, Komiteti Ekzekutiv thekson se autorizon kreun e futbollit grek, Panajotis Baltako, të caktojë zhvillimin e ndeshjes finale në “Elbasan Arena”, Shqipëri, në datën 24 maj ose në një datë tjetër të disponueshme. 

Grekët insistuan të mos ndryshohej data. Në skenë dolën edhe opsionet Serbi dhe Rumani, përveç Polonisë dhe Qipros, por në fund triumfoi stadiumi i Volosit.

Arena e Lajmit

” “


“Elbasan Arena” mbahet si plan rezervë/ Zgjidhet stadiumi i finales së Kupës së Greqisë AEK-PAOK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook