Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka, u aktivizuan titullarë në triumfin 5-1 që Legia e Varshavës arriti në shtëpi ndaj Xhagelonias. Të dy ish-futbollistët e Tiranës, regjistruan një paraqitje dinjitoze, duke e justifikuar maksimalisht besimin e trajnerit.
Muçi arriti të shënonte në minutën e 48-të golin e dytë të Legias, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Ndërkohë që Celhaka, qëndroi në fushë gjithë takimit, sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 81-të, duke i lënë vendin Kramerit.
Për sa i përket notave, faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”, e ka vleruar me notën 7.1 Celhakën dhe me notën 8 Ernest Muçin. Për sa i përket statistikave, Celhaka regjistroi 93% të pasimeve të sakta, ndërsa Muçi 84 %. Mesfushori e preku topin 74 herë, ndërsa Muçi 56 herë.
Arena e Lajmit
” “