Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Lezhën, Pashk Gjoni në një intervistë për News24 u shpreh se presioni ndaj qytetarëve nga pushteti aktual nuk ka munguar.

“Qytetarët janë kërcënuar, por nuk do të nënshtrohen edhe pse iu është bërë shantazh për blerje votash”, ka thënë Pashk Gjoni.

Gjithashtu ai theksoi se zhvillimi i turizmit është lënë pas dore, ndërsa shtoi se nuk kanë munguar takimet me qytetarët për të parë nga afër problematikat e tyre.

“Njerëzit duan të vërtetën, nuk duan më mashtrime, gjëra që kanë ndodhur në këto 10 vite. Nuk e kuptoj se çfarë u ofron Pjerin Ndreu këtij populli tri ditë para zgjedhësve, duke shtruar rrugë. Njerëzit janë ngopur me mashtrime”, ka thënë ai.

Arena e Lajmit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit

Etiketa:

  • lezhe
  • pashk gjoni