Seancë e përzier, tre lojtarë me probleme drejt rikthimit. Ja formacioni i mundshëm i Partizanit në derbi

Paraditen e djeshme Partizani kreu seancën e radhës stërvitore, ndërkohë që tashmë kanë nisur me ritëm të plotë edhe përgatitjet për derbin e 17 majit, aty ku vendoset shumë mbi titullin kampion. Trajneri Xhovani Kolela dje ka vendosur të zhvillojë një stërvitje të alternuar mes teknikës dhe taktikës, duke e ndarë skuadrën në disa grupe dhe e vendosur në situata të ndryshme.

Partizani

Trajneri kërkon të simulojë çdo ngjarje të mundshme që pret të ndodhë në derbi dhe skuadra e tij të mos kapet në befasi në asnjë moment. Pjesë e seancës ishin edhe tre lojtarët, të cilët kanë shfaqur probleme fizike gjatë ditëve të fundit.

Matondo, i cili ka pësuar një goditje, si dhe Hadroj dhe Da Silva, që kanë ndierë lodhje muskulore, janë stërvitur pjesërisht me skuadrën dhe më pas i janë nënshtruar edhe programeve individuale.

Të kuqtë po e përgatisin këtë derbi nën një qetësi të plotë, pa entuziazëm të tepruar dhe me shumë seriozitet.

Sa për formacionin, Kolela tashmë duket se më në fund e ka gjetur 11-shen perfekte, që i është përgjigjur në çdo detaj në ndeshjet e fundit.

Ashtu si në derbin e fundit, ai pritet të luajë sërish me tre mbrojtës. Preka pritet të jetë risia në këtë repart, teksa Da Silva dhe Mba do të jenë sërish armët e ofensivës.

32

Arena e Lajmit

” “


Seancë e përzier, tre lojtarë me probleme drejt rikthimit. Ja formacioni i mundshëm i Partizanit në derbi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook