Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Uka ka denoncuar një rast të shit-blerjes së votës nga ana e mazhorancës në qytetin ku ai kandidon.

Një inspektor i IKMT, së bashku me dy punonjës të tjerë janë kapur në Dibër, qark i cili drejtohet nga Belinda Balluku, duke shpërndarë para vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Gjatë një interviste për Syri Tv, Uka tha se “Kemi pasur të dhënat tona për shpërndarje lekësh në këmbim të votave. Është një zyrë që është përdorur nga drejtorët e Belinda Ballukut. Janë stafi elektoral i Belinda Ballukut të ardhur nga Tirana. Rreth orës 16 kam lëvizur personalisht pasi kam pasur disa indicie. Kam disa të dhëna që do ia vë në dispozicion SPAK. Ata na kanë konstatuar dhe kanë shkuar në një lokal përballë nga ku kanë dalë pastaj dy vajza me qese me para. Elton Lleshi dhe dy vajza janë futur në një pallat në afërsi të spitalit. Unë kam qenë vet i dyti. Menjëherë kanë ardhur mbështetësit e Belinda Ballukut, Ceno Klosi dhe një tjetër të cilët kanë tentuar të hapin fizikisht hyrjen e pallatit.

Unë kam lajmëruar policinë e shtetit, nga ora 16:47 deri në 20:56 minuta është dashur të bëjë dy veprime policia. Ndërkohë që marketi ka ndryshuar kodin pas ndërhyrjes së vartësve të Belinda Ballukut. Ceno Klosi jo vetëm që ka qenë në fushatë por ka pamje filmike duke hyrë te kjo zyrë dhe duke kryer shit blerje votash. Prokuroria po krye veprimet hetimore. Zgjedhjet në Dibër do bëhet të lira dhe askush nuk mund të vjedhë më vota”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se Elton Leshi i cili punon si inspektor pranë IKMT dhe dy punonjësit janë bllokuar brenda një pallati nga banorë të zonës, ndërsa më pas janë shoqëruar nga efektivët e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit

Etiketa:

  • balluku
  • Ismail Uka