Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka për të manipuluar zgjedhjet e blerë votat.
Berisha iu drejtua kreut të qeverisë nga sheshi Nënë Tereza, duke i thënë se mund të arrijë të ndikojë në “një kovë vota” por se nuk do të arrijë kurrsesi të vjedhë lumin e votave më 14 maj.
“Kalojnë në skuta me sejmenët e tij dhe shpërndajnë para.
I them, mund të vjedhësh një kovë në lumin që rrjedh, mund të vjedhësh një votë, por lumin nuk e vjedh dot.
Të garantoj që rryma e tij, rryma e ndryshimit, rryma e fitores do të të marrë përpara dhe do të të çojë atje ku e meriton.
Edi Rama hiq dorë se populli është në këmbë, Shqiptarët sot janë më krenarë se kurrë me votën e tyre, janë më të vendosur të mbrojnë liritë e tyre”, tha ai.
Arena e Lajmit
Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit