Ia ka zënë vendin Albina dhe Familja Kelmendi, Guardiola ankohet para gazetarëve: Çfarë të bëj?

Nëse të gjithë shqiptarët do të jenë të lumtur teksa shohin Albinën dhe Familjen Kelmendi të shtunën në darkë në skenën e finales së “Eurovizionit”, Pep Guardiola ma siguri do të injorojë plotësisht aktivitetin. Dhe me sa duket, do të dëshironte shumë që një ngjarje e tillë të mos zhvillohej, pasi i është bërë pengesë në planet e tij për dominimin absolut në fund të këtij sezoni.

Collage Maker-12-May-2023-06-53-PM-9664

Shkak është bërë pikërisht zhvillimi i këtij aktiviteti në Liverpul, qytetin ku këtë fundjavë Mançester Siti i tij luan në kampionat përballë Evertonit. Duke llogaritur që në mesjavë Siti luan ndaj Real Madrid ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, trajneri spanjoll do të dëshironte shumë që ndeshja të luhet të shtunën. Por policia angleze nuk mund të garantojë rendin në të dy evenimentet në qytet, kështu që sfida e kampionatit do të luhet të dielën, duke i lënë shumë pak kohë që të përgatitë duelin e kthimit ndaj madrilenëve.

“Ne luajmë të dielën, faleminderit shumë”, tha me ironi Guardiola sot para gazetarëve. “Unë nuk e kuptoj por nuk dua që ta luftoj më këtë gjë. Sa herë do të më duhet të komentoj këtë? Nuk e kuptoj, por do më duhet që të përshtatem, ndaj… Nuk ka asnjë rëndësi, nuk do të luftoj kalendarët e UEFA-s, Premier Ligës, e kështu me radhë.

Ne nuk mund të luajmë të shtunën për shkak të “Eurovizionit” dhe nuk kemi policë mjaftueshëm për të përballuar dy evente të rëndësishme njëkohësisht. OK, do të na duhet të përshtatemi. Çfarë mund të bëj? Padyshim që do të donim të luanim të shtunën, që të përgatiteshim më shumë.

Jam mjaft i sigurt që Premier Liga dëshiron të ndihmojë skuadrat e Premier Ligës. Nuk mendoj se e bëjnë qëllimisht të papërshtatshme. Problemi është kalendari, sasia e ndeshjeve dhe kompeticioneve.

Franca dhe Gjermania luajnë të premteve, këtu është e kundërta. Premier Liga është më e rëndësishme, kalendari është kalendar. Këtë e kam ndjerë që në ditën e parë dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha Guardiola para gazetarëve” duke shprehur pakënaqësinë e tij.

Arena e Lajmit

” “


Ia ka zënë vendin Albina dhe Familja Kelmendi, Guardiola ankohet para gazetarëve: Çfarë të bëj?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook