Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, është shprehur kjo fushatë është shoqëruar me presion të vazhdueshëm, që ka prekur çdo nivel të administratës dhe jo vetëm.
Ai shprehet se pavarësisht presioneve, në asnjë moment nuk ka mundur të tjetërsojë dëshirën dhe nevojën për ndryshim që ka qenë kryefjalë në çdo takim me qytetarët.
“14 Maji është një ditë e rëndësishme. Është e drejta juaj të zgjidhni, ashtu siç është detyrë dhe përgjegjësi individuale dhe politike, siguria se çdo votë do të lexohet qartë dhe drejtë!
Ndaj, ju ftoj të votoni, duke shprehur vullnetin tuaj, të qetë dhe të sigurtë, që asnjë votë nuk do të tjetërsohet! Më 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin! Për Durrësin, për familjen, për të ardhmen! Qyteti je ti!”, shprehet Cara.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit