Ish trajneri i Spanjës, Visente del Boske ka dhënë një intervistë për “El Larguero” teksa ka folur për largimin e Serxhi Buskets nga Barcelona dhe gjysmëfinalet e Championsit:
Karriera e Buskets: “Mosha e lojtarëve është zgjatur shumë, dhe meqenëse Serxhio është kujdesur gjithmonë për veten, mendoj se ai ka ende kilometra në futboll”
A e shihni Buskets si trajner? “ Nuk e di nëse e ka dëshirë, por njohuri dhe të dijë të krijojë një ekip e ka bërë tashmë prej shumë vitesh”.
Gjysmëfinalet e Championsit: “Mendoj se Real-Siti kanë pasur shumë respekt me fazat e tyre dominuese në ndeshje, rezultati reflekton atë që ndodhi në fushë. Nga ana tjetër janë dhe dy ekipe italiane gjysmëfinaliste, por nuk është se ata do të zbulojnë botën”.
Arena e Lajmit
” “