Korrespondentët grekë në Uashington kanë ngritur çështjen e arrestimit të kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për Himarën, Fredi Beleri në Departamentin e Shtetit. Një përfaqësues i ministrisë së Jashtme të SHBA-ve është prononcuar për çështjen “U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, thuhet në deklaratën përkatëse.
Përfaqësuesi i diplomacisë amerikane ka theksuar se duhet të sigurohet vlefshmëria e zgjedhjeve, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjet dhe rregullat.
Konkretisht, në median greke bëhet e ditur se nga Departamenti i Shtetit është bërë kjo deklaratë për korrespondentët grekë në Washington: “Ne i kemi bërë vazhdimisht thirrje autoriteteve dhe partive politike që të sigurojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregulloren e zgjedhjeve si dhe rregulloren ndërkombëtare, përfshirë ndalimin e shitblerjes së votave. U bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarë të ambasadës amerikane janë pjesë institucionesh të tjera ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”.
Arena e Lajmit