Platforma WhatsApp do të vijë së shpejti me një përditësim të ri që lejon redaktimin e mesazheve.
Përveç mundëaisë së përdorimit të një llogarie në dy telefona të ndryshëm, redaktimi i mesazheve pasi janë dërguar është një nga opsionet më të kërkuara nga mbi 2 miliard përdoruesit e aplikacionit.
Dhe kompania, e cila është pjesë e grupit Meta, duket e gatshme t’i dëgjojë.
Kompania duket se do të plotësojë dëshirën e përdoruesve pasi nga një pamje e ekranit e publikuar nga Ëabetainfo, duket së shpejti do të jemi vërtet në gjendje të ndryshojmë tekstin e një mesazhi pas dërgimit të tij.
Si funksionon?
Mbani shtypur mesazhin që dëshironi të korrigjoni, në mënyrë që ta zgjidhni, klikoni në menunë me 3 pika dhe më pas klikoni “Edit”, bëni ndryshimet dhe mesazhi do dërgohet përsëri, shkruan La reppublica.
Nuk është ende e qartë nëse do të ketë një afat kohor për modifikimin e mesazheve, pra nëse opsioni “Edit” do të jetë i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar minutash. Ndërsa data e lançimit të këtij opsioni nuk është ende e ditur.