“Me Indrit Hoxhën, Bashkia e Vorës jo vetëm del nga falimentimi, por do të jetë shembulli i shkëlqyer i thithjes të investimeve të huaja dhe burim begatie për të gjithë komunitetin”.
Është ky mesazhi që Ilir Meta ka ndarë mbrëmjen e sotme në Facebook, teksa shfaqet në krah të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Vorës.
Meta shprehet se vizioni dhe shpirti sipërmarrës së Indrit Hoxhës, është garanci për zhvillim dhe vende të reja pune me paga dinjitoze.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit