Premier Liga ka luajtur ndeshjet e para të javës së 36 ku shumë skuadra kanë luajtur për objektivat e tyre.
Mançester Junajtid ka marrë një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0 në “Old Trafford” përballë Ullvërhempton, duke avancuar në garën për Champions. “Djajtë” përfituan dhe nga barazimi 2-2 i Lidsit me Njukasëllin.
Çelsi ngec në shtëpi përballë Notinghemit në një barazim 2-2, që i bën më shumë punë miqve në garën për mbijetesë.
Një fitore të madhe e mori Aston Vila që mundi Totenhemin 2-1, me skuadrën e Unai Emerit që futet akoma dhe më shumë në garë për një vend në Europë.
Ndërkohë Sauthemptoni u bë skuadra e parë që ra zyrtarisht nga kategoria pas humbjes 0-2 në shtëpi ndaj Fulhemit dhe vitin tjetër do të luajë në Championship.
REZULTATET:
LIDS 2-2 NJUKASËLL
Ejling 7’, Kristensen 79’ / Uillson (P) 31’, (P) 69’
MANÇESTER JUNAJTID 1-0 ULLVËRHEMPTON
Martial 32’, Garnaço 90+5’
ÇELSI 2-2 NOTINGHEM FOREST
Sterling 51’, 58’ / Avoniji 13’, 62’
ASTON VILA 2-1 TOTENHEM
Ramsej 8’, Dagllas Luiz 72’ / Kejn (P) 90’
SAUTHEMPTON 0-2 FULHEM
Karlos Vinicius 48’, Mitroviç 72’
KRISTAL PALAS 2-0 BËRNMUTH
Eze 39’, 58’
RENDITJA:
Arena e Lajmit
” “