![rama-edii2-770x425-2 Rama Edii2](https://www.arenaelajmit.com/wp-content/uploads/2022/05/rama-edii2-770x425-2.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me deklaratat kushtuar deputetëve të opozitës, teksa po diskutohej në Kuvend për Parkun e Butrintit.
“O njerëz, ju keni dhënë leje për benzinata nëpër parqe natyrore, keni dhënë leje mbi monumente kulture. Fatkeqësisht pret njeriu të vijë një gjeneratë tjetër e juaja, vjen gjeneratë tjetër, rritet sa i vjen goja e infektuar me virusin e “budallëkut”.
Ju vazhdoni, jeni në rregull, puna juaj, fatkeqësi shumë e madhe për jetimët që janë lënë rrugëve. Ato i keni bërë mish për top në luftën tuaj absurde. Një i vdekur që e keni lënë gjallë, ca të gjallë që janë më të vdekur se i vdekuri dhe na tregoni ne si bëhet Parku i Butrinti. O vdeksha unë për ju!”, tha kryeministri.
Arena e Lajmit