Endri Prifti vijon me akuzat për ish-bashkëshorten: Do të përfundojë në burg…

Rreth një muaj më para këngëtari Endri Prifti bëri një denoncim ndaj ish―bashkëshortes së tij Anjeza Kolevica  për grabitjen e shtëpisë në bashkëpunim me ndihmën e Kadastrës së Korçës.

Ky denoncim nuk u prit aspak mirë nga ish―bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një seri akuzash të rënda nga ana e saj kundrejt Priftit, ndërkohë këngëtari duket se e ka lenë të gjithë situatën në dorë të institucioneve.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Endri zbuloi se aktualisht ai ndodhet në proces gjyqësor së bashku me Anjezën  dhe ka paralajmëruar njëkohësisht se kush cënon që ta vjedhë atë do të përfundoj në burg. “Unë s’di të gënjej asnjëherë. Unë di të them akoma të vërtetën.

Kush cënon të më vjedhë mua do të përfundojë në burg. Ekziston Reforma në Drejtësi. Jam akoma në proces gjyqësor”, tha këngëtari.

Ndërkohë rikujtojmë që Prifti denoncimin e publikoi për herë të parë në emisionin investigativ “Stop”  për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes.

Endri Prifti vijon me akuzat për ish-bashkëshorten: Do të përfundojë në burg…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook