Përfaqësuesi ligjor i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në KQZ, Altin Kaziaj, në një deklaratë për mediat foli për procesin zgjedhor. Kaziaj tha se ka pasur shkelje të kodit Zgjedhor në lidhje me procesin e votimit, teksa tha se në orët në vijim, lokacioni “BF” do të bëjë publike raste të tjera të thyerje së rregullores.

“Persona me kapuç po intimidojnë qytetarët. Keni parë raste që mediat kanë transmetuar. Janë punonjës të administratës të cilët nuk lejojnë qytetarët të votojnë. Po ushtrojnë dhunë të qytetarët për votën e lirë. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Rrumbullakut që të marrë masa. Kjo gjë është bërë më se e përsëritur, më shumë në Tiranë. Ka ndodhur fakte të tjera që do i bëjmë publike në orët në vijim. Kjo është një thirrje për qytetarët: mos keni frikë nga intimidimi. Të gjithë kominisonerët për “BF” janë në detyrë”, u shpreh Kaziaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit