FORMACIONI / Kolela ruan lojtarët para derbit, të kuqtë kanë gjetur rreshtimin ideal

Partizani ka zhvilluar stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për derbin e madh dhe të fundit të këtij sezoni, ndeshjen më vendimtare, ku vendoset shumë edhe për titullin kampion. Nën urdhrat e Kolelës vijojnë të jenë të gjithë lojtarët, me trajnerin, që po bën maksimumin për të ruajtur kondicionin e duhur për të gjithë lojtarët.

Partizani

Pauza të tilla ndikojnë shumë mirë për të përmirësuar fizikisht skuadrën, por mund të ndikojë edhe në një përgjumje momentale. Trajneri italian është munduar që në çdo moment ta mbajë skuadrën të karikuar dhe ta ndezë gjatë stërvitjes, por edhe me kujdesin që askush të mos dëmtohet, pasi do të rezultonte fatale. Fatmirësisht edhe në stërvitjen e djeshme nuk pasur asnjë incident, teksa tre lojtarët me probleme fizike dalëngadalë po rikuperohen dhe pritet që të mërkurën të jenë gati për të zbarkuar në fushë.

Matondo ka marrë një goditje, por duket se çdo rrezik ka kaluar dhe kongolezi pritet të jetë në fushë ndaj Tiranës. E njëjta gjë vlen edhe për dy titullarët e tjerë, Hadroj dhe Da Silva, të cilët kanë ndierë lodhje muskulore. Ata janë stërvitur thuajse me ritëm maksimal, teksa janë thuajse gati për sfidën e madhe. Pjesa tjetër e ekipit janë stërvitur normalisht dhe kanë vijuar me përgatitjen e misionit për të zënë Tiranën në “kurth” dhe për t’i marrë kreun, aq të lakmuar.

FORMACIONI – Trajneri Kolela me siguri është më i qetë se kurrë në lidhje me këtë çështje, pasi ka liri të plotë zgjedhjeje dhe do të përpiqet të vendosë rreshtimin, që i përshtatet më së shumti një skuadre si Tirana. Formacioni me tre mbrojtës ka rezultuar shumë efikas për të kuqtë në ndeshjet e fundit dhe shanset më të mëdha janë që edhe në këtë sfidë Kolela të luajë me këtë rreshtim, duke i dhënë më shumë liri krahëve, duke e përqendruar edhe sulmin në këto dy pika.

partiz (1)

Gjithsesi, Kolela ka treguar gjithashtu se e ndryshon shpesh formacionin edhe brenda një ndeshjeje, me lojtarët, që duket se kanë arritur të ambientohen shpejt me këto ndryshime dhe t’i kapin rivalët në befasi.

DENIS LALA – Arena e Lajmit

” “


FORMACIONI / Kolela ruan lojtarët para derbit, të kuqtë kanë gjetur rreshtimin ideal

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook