Në raundin e parë në Parlament për votimin e Presidentit të ri nuk pati asnjë kandidat të propozuar nga të dyja palët.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka ndërsa prezantoi raportin e miratuar nga Komisioni i Ligjeve për procesin e zgjedhjes së presidentit, njoftoi se deri në momentin kur ishin përcaktuar afatet nuk u dorëzua asnjë kandidaturë. Seanca zgjati tre minuta e 34 sekonda, por dhe në aq minuta duket se ligjvënësit shqiptarë ishin në lëvizje dhe aktivë.
Nuk ka pasur biseda vetëm brenda njërës forcë, por diskutime dhe takime duarsh janë parë dhe mes kundërshtarësh politikë. LSA sjell disa momente që nuk u panë ‘live’ nga seanca e sotme.
Kryeministri Edi Rama nuk ka munguar në seancë dhe shihet i menduar duke fërkuar mjekrën në vendin e tij.
Ndonëse në “arenën” e brendshme situata ka qenë paksa e tensionuar, ku Edmond Spaho debaton me deputetin e PS Toni Gogu, pas përfundimit të seancës disa momente pikante janë fotografuar jashtë ambienteve të Kuvendit.
Jo vetëm veshja, por ajo çfarë bie në sy është edhe komunikimi i deputetëve me njëri-tjetrin, për t’ia lënë vendin mirësjelljes.
Ndërsa Agron Gjekmarkaj është fotografuar për një çast duke rregulluar paksa xhaketën e Gazment Bardhit. Nga ana tjetër shihet deputeti i LSI-së Agron Çela, mjaft i kujdesshëm ndaj Elisa Spirolalit dhe të dy kanë takuar duart.
Megjithatë vëmendje ka tërhequr deputetja Fluta Açka e cila është paraqitur në seancë me bastun, nuk dihet se çfarë shqetësimi mund të ketë deputetja, ndërsa shihet në shoqërinë e Grida Dumës që asnjëherë nuk zhgënjen me pamjen e saj mahnitëse.
Të buzëqeshur jashtë ambienteve të Kuvendit shihen edhe Fatmir Xhafaj Damian Gjiknuri.