Deputeti i PD-së Edmond Spaho është përplasur me një person në një Qendër Votimi në Zvezdë.

Nuk dihet se cili është personi në fjalë. Vetë Spaho ka deklaruar për gazetaren Lorena Kodra se ka dashur të kontaktojë me komisionerin dhe nuk e kanë lejuar të futen. Ai gjithashtu tha se këta persona kanë intimiduar votuesit.

“Kam dashur të kontaktoj me komisionerin dhe nuk më kanë lënë të futem. Më kanë shtyrë për të dale jashtë.
Intimidojnë njerëzit. Kam lajmëruar dhe policinë”, tha Spaho

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit