Ish-trajneri i Superiores nuk ia del në Itali: Ndjej keqardhje pas fitores, kërkoj falje për rënien

Andrea Agostineli firmosi pak javë më parë me Beneventon në Serinë B italiane, duke shpresuar që ta mbante skuadrën në ligë, por rezultatet negative nuk ia mundësuan diçka të tillë.

agostineli

Në javën e fundit, skuadra e tij fitoi ndaj Modenës dhe me këtë fitore, barazoi me pikë skuadrat e tjera që ranë duke qenë se dy ekipe ishin me 35 pikë dhe njëri me 36. Pas rënies në Serinë C, ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut u shpreh i keqardhur sidomos pas fitores që ishte shumë vonë.

“Me këtë fitore, keqardhja rritet edhe më shumë dhe i kërkoj falje të gjithë sheshit në emër të të gjithë ekipit. Fatkeqësisht, finalja e Çitadel-it na dënoi me rënie dhe kërkoj falje që nuk ia dolëm. Javët e fundit kam dhënë gjithçka dhe skuadra më ka ndjekur. Duhet të kishim bërë një mrekulli, por fatkeqësisht nuk ia dolëm.

Në një kohë të shkurtër u lidha shumë me këtë qytet dhe falënderoj të gjithë ata që punojnë në prapaskenë. Edhe unë u kërkoj falje, u përpoqa dhe kërkoj falje që nuk ia dola”, u shpreh Agostineli.

Arena e Lajmit

” “


Ish-trajneri i Superiores nuk ia del në Itali: Ndjej keqardhje pas fitores, kërkoj falje për rënien

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook