“Çunat e Londrës” duhet të kenë frikë, nënshkruhet marrëveshja me Britaninë për migracionin e paligjshëm

Cuci Me Britanikun (4)

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nënshkroi sot me drejtorin e Përgjithshëm të Zbatimit të Emigracionit në Britaninë e madhe, Tony Eastaugh, një Momorandum mirëkuptimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas ministrit, memorandumi shërben për të kompletuar kuadrin ligjor të domosdoshëm për frenimin e çdo tentative të migracionit të jashtëligjshëm, fenomen i cili kurrsesi nuk sjell asnjë dobi përveçse përdoret nga grupet kriminale.

“Ky memorandum pason Marrëveshjen e Ripranimit të nënshkruar më herët me homologen Priti Patel. Shkëmbimi i informacionit dhe funksionimi i autoriteteve përkatëse si një njësi e vetme, rrit sigurinë e kufijve dhe godet krimin e organizuar që shfrytëzon migracionin e paligjshëm. Marrëdhëniet Shqipëri-Britani e Madhe janë autentike do të thosha sidomos kur është fjala te çështjet e brendshme. Do të vijojmë të punojmë ngushtësisht për të adresuar siç duhet të gjitha sfidat që lidhen me migracionin duke përfshirë të gjithë aktorët dhe duke u investuar me të gjitha masat e nevojshme që kufijtë tanë të jenë të sigurt”, shprehet Ministri i Brendshëm.

Memorandumi i nënshkruar sot është në përputhje të plotë me ligjet kombëtare të migracionit të të dy vendeve dhe është hartuar bashkërisht nga palët, mbi bazën e bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston mes autoriteteve në fushën e migracionit.

“Çunat e Londrës” duhet të kenë frikë, nënshkruhet marrëveshja me Britaninë për migracionin e paligjshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook