“Jemi në një prej qendrave në maternitetin e qytetit. Kemi bërë një vëzhgim dhe ka një pjesëmarrje të kënaqshme. Pjesëmarrja më e lartë ka qenë në Libohovë. 34.8% e votuesve kanë votuar deri më tani. Është e vetmja bashki që ka dy kandidatura të rinj, ku të dy kundërshtarët janë kushërinj të parë. Përplasja mes tyre është e fortë. Pjesëmarrje të kënaqshme ka pasur dhe në Dropull, kjo dhe për shkak të emigrantëve të ardhur në vend. 31.4% anë votuar në Tepelenë. Orari i drekës është një orar pause, ku pritet të ketë një numër më të lartë në votime gjatë pasdites. Besoj se dy orët e fundit do të tregojë diçka më shumë. Situata është e qetë dhe nuk ka pasur problematika. Procesi ka vijuar manualisht. Por s’ka pasur mungesë të procesit të votimit.”, raportoi gazetarja Mataj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit