Real Madridi arriti të fitonte ndaj Getafes me rezultatin 1-0 në një ndeshje që do të shoqërohet nga polemikat. Një nga më të rëndësishmit e Realit, Kamavinga u dëmtua në minutën e 84 dhe u detyura të largohej nga fusha.
Pikërisht në këtë moment, ka ndodhur një gabim teknik nga na e gjyqtarit, i cili nuk mund të lejonte që ndërrimi të bëhej. Në momentin që loja u ndërpre, Asensio u largua dhe i la vendin Odriozolës, i cili hyri në fushë. Por, pak sekonda më vonë Ançeloti ndërroi mendim për shkak të dëmtimit dhe largoi Kamavingën.
Asensio u rikthye edhe një herë në fushë dhe Odriozola zuri vendin e Kamavingës. Në fakt, kjo është thyerje e rregullores duke qenë se në momentin që një futbollist hyn në fushë, ndërrimi konsiderohet i kryer dhe nuk mund të kthehet pas.
Gjithsesi, për Realin nuk do të merret asnjë masë për këtë gabim, duke qenë se fatura i shkon arbitrit që ka lejuar që ndërrimi të bëhet.
Arena e Lajmit
” “