“Aplikues që nuk kanë aplikuar”, ministrja Muzhaqi nuk i ndahet gafave, ironizon dhe demokratët: Ne e kemi si më të mirë matematikën

Muzhaqi

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka rënë sërish ‘pre’ e lapsuseve ditën e sotme, teksa po raportonte në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Duke folur për projektet nga bashkia, Muzhaqi tha se “ka aplikues që nuk kanë aplikuar”, duke u korrigjuar më pas.

“Rikthehemi te kryetarët e bashkisë. Për sa i përket kryetarëve të bashkisë, unë të paktën që në momentin që kam marrë këtë detyrë e kam marrë këtë detyrë për të ngritur zërin për fëmijët dhe të rinjtë. Dhe pavarësisht se çfarë drejtimi politik ka kryetari i bashkisë qoftë ai i Shkodrës apo qoftë ai i Lezhës. Njëri është një aplikues që po ndërton qendrën rinore dhe tjetri është aplikues që nuk ka aplikuar, jo aplikues praktikisht. Për mua pak rëndësi ka. Mua më intereson që në çdo bashki të ketë aktivitete për të rinjtë dhe fëmijët. Nëse angazhimi i kryetarëve të bashkisë është i nevojshëm, do i dërgohet një shkresë për t’i vënë në dukje mungesën e përgjigjes së tyre dhe për t’i vënë në dukje që në rast se do të vazhdojnë të mos plotësojnë detyrimet ligjore do të penalizohen kur vjen puna te projekte të ndryshme ku ata do aplikojmë. Sa i përket  kryetarëve e bashkisë që kanë shpresa se po qenë të majtë nuk do t’i biem, ky nuk është rasti”, tha Muzhaqi.

Më tej ministrja foli për punësimin e të rinjve duke bërë një bilanc në raport me aplikimet. Në këtë rast pati ndërhyrje nga ana e opozitës për çështjen e shifrave. Por në këtë pikë ajo u përgjigj me batutë se janë më të mirë se ata në matematikë.

“Kalojmë te një temë tjetër e rëndësishme. Nga shifrat e fundit që unë kanë qenë 116 institucione të administratës shtetërore dhe 8 shoqëri tregtare që kanë marrë pjesë. Nga 572 janë punësuar 196 të rinj, raporti është 1/3… Duhet ta llogarisim. Ne e kemi si më të mirë matematikën. Atje ku kam studiuar unë ishte 1 me 50. Kështu që 1 me 3 më duket mirë. Gjatë këtij muaji do bëjmë një fushatë informuese për t’i ofruar të rinjve më shumë mundësi. Qëllimi jonë është nga 8 shoqëri tregtare që kishim vitin e kaluar ta 2-fishojmë ose 3-fishojmë. VKM e lejon hapësirën që kriteret të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës”, tha ministrja.

Muzhaqi u ndal edhe te një çështje e ndjeshme pak kohë më parë kur bëri një reagim të papritur në media. Ajo theksoi se kjo erdhi për shkak se nuk vjen nga një eksperiencë mediatike dhe për këtë arsye një përgjigje e dhënë në një situatë të vështirë emocionale mund të sjellë një reagim të pamenduar.

“Unë nuk vij me eksperiencë mediatike dhe ndonjëherë një përgjigje e dhënë një situatë të vështirë emocionale mund të ketë sjellë një përgjigje që nuk ka qenë e menduar. Deklarimi im dhe reagimi im është ezauruar tashmë. Janë marrë masat e nevojshme që raste të tilla të mos përsëriten. Janë marrë masa të rëndësishme nga qeveria për të adresuar problematika të tilla. Unë jam shprehur për atë rast dhe është e kotë të thuash sa e madhe është keqardhja kur ndahet një fëmijë i vogël nga jeta”, tha ajo.

“Aplikues që nuk kanë aplikuar”, ministrja Muzhaqi nuk i ndahet gafave, ironizon dhe demokratët: Ne e kemi si më të mirë matematikën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook