Në qendrën e Votimit 3310 në Çelepias, një vëzhguese e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka filmuar kunatin e kryetares se Partisë Socialiste Berat me një punonjës të Policisë Bashkiake, duke diskutuar brenda qendrës së votimit sesi të sjellin disa qytetarë për të votuar.
Biseda e tyre është filmuar nga një vëzhguese e koalicionit, që kur i pyet a është e ligjshme apo jo fillon debati ashpër mes tyre.
Gazetarja Eneida Petova bën me dije për “BalkanWeb” se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili ka deklaruar se do bëjnë edhe kallëzim penal në polici për rastin flagrant.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit