Një incident ka ndodhur në njësinë nr 5 në KZAZ nr 35 në Vasil Shanto, ku Adriana Kalaja, është rrëzuar nga shkallët, teksa ishte duke ndjekur procesin e numërimit të votave
Gazetarja Eriola Jata raporton për BalkanWeb se procesi i numërimit të votave për Këshill Bashkiak nuk ka nisur ende, ndërkohë supozohej të fillohej puna në orën 15:00.
“Në KZAZ nr 35, na u lajmërua që do të niste procesi në orën 12:00, por duket se kanë dashur më shumë kohë për të pushuar dhe më vonë për të nisur numërimin,. pas meje janë 6 tavolina ku do të numërohen votat për Këshill Bashkiak. Deri më tani kryeson Erion Veliaj. Nga ora 3 e mëngjesit, nuk ka nisur ende numërimi i votave.
Kjo ndodhur një incident ku ka mbërritur edhe urgjenca. Znj. Adriana Kalaja është rrëzuar dhe ndaj ka ardhur urgjenca. Siç mund ta shihni ende asnjë numërim i kutive të numërimit. Ishim njoftuar që numërimi do të fillonte në orën 15:00 por nuk ka nisur ende. Pak minuta më parë u akredituar si vëzhguese, por teksa ka ngjitur shkallët nuk është ndjerë mirë. shohim që përfaqësues të opozitës, Indrit Braimllari dhe Delina Ibrahimaj janë këtu në njësinë nr 5″, raportoi gazetarja Eriola Jata.