Skënder Gega nuk është përmbajtur sot pas barazimit 1-1 të Skënderbeut me Dinamon. Trajneri i korçarëve ka akuzuar hapur gjatë intervistës për “SuperSport” gjyqtarin Enea Jorgji, duke e cilësuar një nga shkaktarët e rënies së korçarëve.
“Patjetër që ndjej keqardhje dhe më vjen keq se meritonim të vazhdonim garën. Por ka kohë që është nisur për të mbaruar kështu. Janë shumë faktorë brenda, nuk pranoj as të përmend emrin e njerëzve të padëshiruar, për presion na kanë ardhur arbitrat dy herë, në mes të Korçës. Është puna juaj e biznesi juaj por çdo gjë e ka një durim. I uroj sukses në Superiore Egnatias e Kastriotit, i uroj kthim të shpejtë Dinamos e Skënderbeut.
Penalltia? Tregoja Jorgjit e jo mua, se unë aty isha.
Unë nuk e di çfarë marrëdhëniesh e çfarë punësh ka FSHF, jam pjesë e Skënderbeut dhe do ta mbroj ekipin tim sa më lejohet. Një penallti që është 100% penallti nuk e kthej mbrapsht.
Nuk më intereson çfarë marrëdhëniesh ka pasur federata, e ka bërë edhe në Kukës, e kujtoni si fluturoi kartoni. Nuk mendoj që njerëz të tillë gradohen, nuk është departamenti im. Te ekipi im do kërkoj të drejtën, askush nuk e kthen sot mbrapsht se e paguan ai ekip, e paguan ai qytet, të gjithë ata që punojnë.
Kur mbaron nuk kthehet dot mbrapsht, mua më vjen keq për diçka tjetër. Kush mban përgjegjësi? Unë teknikisht marr përgjegjësi dhe e kam në karakter të pranoj fajin e punën. Por një person i cili bën dush pasi fundos një qytet të tërë e shkon në shtëpi, që nesër drejton Barcelonëm e Realin…
Kjo është Shqipëria, nuk do të kisha qejf të isha kurrë pjesë e kësaj mizerabiliteti por është dëshira dhe zanati jonë që duhet të punosh me dikë.
Ka qenë lidhja e madhe për t’i dhënë besim që do t’ia dalim, edhe sot e njëta gjë. Edhe Dinamo bëri të pamundurën dhe ndjej keqardhje edhe për Dinamon si për Korçën. Më vjen keq, nuk duhet të kthehemi mbrapa. Më ka bërë përshtypje dhe do e them, në 5 ndeshje kemi pasur dy arbitra të njëjtë. Ka ardhur nga Kukësi Meta dhe ka arbitruar në Korçë, sikur nuk ka arbitra këtu. Nuk besoj se jam unë që do të rregulloj marrëdhëniet, më vjen keq që nuk kanë pikën e dashamirësisë, por as korrektësisë. Për këtë jam i vendosur, patjetër keni thënë nuk është ankuar, por janë situata të ndryshme. Ndjehem i zhgënjyer e i tradhtuar, të paktën të jepte drejtësi. Nuk shkoi as në Elbasan te VAR, as me Egnatian, nuk pranuan të shkonin. Çfarë mund të thuash veç keqardhjes, nuk të heq dhimbjen e të bën të ndjehesh më mirë. Jeta vazhdon, çfarë të bëjmë”, tha Gega.
Arena e Lajmit