Aktorja seksin nga Venezuela, Oriana Marzoli, u bë e famshme në botën e futbollit pas një deklarate të sajën, ku shprehej se i kishin shkruar lojtarët e Realit të Madridit, madje dhe kishin flirtuar me atë.
Në momentin që kishte marrë vesh se njëri prej tyre, të cilin ajo e kishte pëlqyer, kishte fëmijë dhe ishte i martuar, Marzoli u zhgënjye shumë dhe këtë e shprehu në një intervistë.
Gjithsesi kjo gjë duket se nuk e ka kthyer atë të jetë kundra kampionëve të Europës, por përkundrazi, ajo shihet të jetë kthyer në fansen numër 1 të tyre. Në postimin e saj në Instagram, ajo shkruan: “Hala Madrid”, si një mbështetje për “Los Blancos”, të cilët triumfuan në Ligën e Kampionëve.