Kryeministri Rama konferencë të përbashkët me Varhelyi: Njoftova Komisionerin për Këshillimin Kombëtar, për momentin nuk ndahemi nga RMV

888

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një konferencë e përbashkët për shtyp me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Rama bëri me dije se për momentin nuk ndahen nga RMV, por  nëse nuk hapen negociatat në qershor do të kërkojë ndarje nga Maqedonia e Veriut.

“Folëm edhe për stacionin e ardhshëm të afërt,. Mbledhjen e Këshillit Evropian ku do të diskutohet përsëri çështja e hapjes së negociatave.

Nuk ka asnjë rezervë ndaj nesh por gjithçka lidhet me ngërçin e krijuar nga veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si konstruktiv dhe të lidhur me Maqedoninë dhe për mos ndarjen. Ky është pozicioni ynë aktual.

E njoftova Komisionerin që ne e kemi kryer një proces këshillimi kombëtar dhe mbetet aktivizimi si qasje për ndarje pas mbledhjes së takimit të Këshillit Evropian”, tha kryeministri.

Arena e Lajmit

 

Kryeministri Rama konferencë të përbashkët me Varhelyi: Njoftova Komisionerin për Këshillimin Kombëtar, për momentin nuk ndahemi nga RMV

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook