Arbeloa dhe Fernando Torres, sherr te të rinjtë Një ngjarje aspak e këndshme është shënuar në një takim të ekipeve zinxhir të Realit të Madridit dhe Atletikos së Madridit.
Trajneri i Juvenil División de Honor të Atlektikos së Madridit, Fernando Torres, u përjashtua nga fusha pas kohës shtesë në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Kampioneve kundër Real Madridit për shkak të protestës ndaj arbitrit dhe shtyrjes së Arbeloas, trajnerit të Real Madridit. Kamerat kanë fiksuar videon, teksa Fernando Torres dhe Arbeloa fillimisht kapen me fjalë mes tyre, por më pas “El Ninjo” shtyn trajnerin e Realit, Arbeloa, duke sjellë dhe reagimin e ashpër të tifozëve që ishin në tribuna.
Ata kanë lëshuar sende dhe fyerje në adresë të Fernando Torresit. Ai ka reaguar ndaj të pranishmëve duke shtuar dhe më shumë zemëratën e tifozëve të Realit, që e kanë etiketuar mercenar e palaço. Në një moment, Torres shtyn trajnerin Arbeloan, duke i thënë edhe “Ta heq kokën”.
Arena e Lajmit
” “