Lukaku duket se ka gjetur veten në Milano dhe me Interin është rikthyer në gjendjen e tij më të mirë, duke shënuar dhe duke asistuar. Me dy golat e fundit ndaj Sasuolos, sulmuesi belg ka dhënë një mesazh të qartë për drejtuesit e klubit.
Mediat italiane raportojnë se belgu nuk ka në plan të rikthehet edhe një herë në Londër dhe për këtë, ka angazhuar menaxherët e tij që të gjejnë një zgjidhje. Ai po shtyn agjentët drejt Çelsit për të gjetur një rrugë që mund ta mbajë Lukakun në “San Siro”, të paktën edhe një sezon në huazim pasi Interi nuk e paguan kartonin e tij.
Nga ana tjetër, Marota i ka bërë me dije Lukakut se nëse do të mbetet në Milano, duhet që të diskutojë për pagën e tij duke qenë se është e papërballueshme për Interin. Gjithsesi, Lukaku ka treguar se është i gatshëm të bëjë ulje në mënyrë që të qëndrojë te Interi.
Arena e Lajmit
” “