Paris SG-ja është një kazan që vetën zien. Fitorja me goleadë ndaj Azhaksos (5-0) në Francë nuk ka qetësuar shpirtrat e tifozëve të Parisit, që kanë shpërthyer kundër ekipit. Lionel Mesi është kthyer titullar në fushë pas pezullimit, por pritja ndaj tij ka qenë e përzier.
Ndërsa një pjesë e madhe e tifozerisë e kanë duartrokitur, tifozët ultras e kanë fërshëllyer nga fillimi deri në fund në çdo prekje të topit. Kjo e ka lënë të pezmatuar Mesin. Por Mesi nuk ka qenë i vetmi problem në mbrëmjen e së shtunës.
Një tjetër problem ka dalë nga Ashraf Hakimi. Mesfushori është ndëshkuar me karton të kuq dhe kjo ka sjellë shumë polemika, veçanërisht reagimi i tij.
Marokeni nuk e ka pritur mirë kartonin e kuq dhe ka shpërthyer nëpërmjet një mesazhi të qartë në rrjetet sociale. “Kjo është Franca…”.
Për ta vijuar më tej polemikën, Hakimi e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Parisi dhe të rikthehet në Madrid te Reali. Ka qenë gazeta “L’Equipe” që e ka bërë me dije një lajm të tillë.
Arena e Lajmit
” “