Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë ka fituar përballë socialistit Jorgo Goro. Ishte një garë kokë më kokë dhe duket se kutia e fundit i dha fitoren Belerit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave.
Ndërkohë mbështetësit e tij, që kanë qenë numërues apo vëzhgues, kanë shpërthyer në lot gëzimi.
Kryetari i komisionit raportoi për gazetarin Enrik Mehmeti se diferenca mes Belerit dhe Goros ishte 19 vota.
Ndërkohë, në këtë KZAZ ishte prezent dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili pas rezultatit pozitiv, u përqafua me mbështetësit e tij.
Arena e Lajmit
Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit