Ekzekutori i Sabina Nessa-s është në mesin e 11 vrasësve shqiptarë, për të cilët është vendosur që të depërtohen nga Britania e Madhe. Bisedimet mes kryeministrit Rishi Sunak dhe homologut të tij shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për të lejuar dhjetëra kontrabandistë të burgosur në Angli, të mbarojnë dënimet e tyre në Shqipëri.
11 vrasës, përfshirë Koci Selamajn, i dënuar me 36 vjet burg për vrasjen e mësueses Sabina në Greenwich, Londra Juglindore, në shtator 2021, do të jenë ndër të parët që do të mbërrijë në Shqipëri. Burgjet britanike strehojnë më shumë se 1,330 shqiptarë, grupi më i madh i të huajve pas hekurave.
Një marrëveshje që përshpejton largimin e të burgosurve do të nënshkruhet brenda disa javësh pasi zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit të Burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar, vizituan Shqipërinë në mars. Kjo hapi rrugën për transferime më të shpejta të të burgosurve në këmbim të modernizimit të burgjeve dhe sigurimit të një flote automjetesh burgu.
“The Sun”, duke iu referuar një burimi nga shërbimi i burgjeve të Shqipërisë ka thënë: Ekipi i Mbretërisë së Bashkuar vizitoi të gjitha burgjet tona në Peqin, Lezhë, Fushë Krujë dhe Drenovë në qytetin e Korçës. Ata kishin një urdhër të qartë nga ministri anglezë për të na ndihmuar pa vonesë. Ata do të na ndihmojnë të modernizojmë menaxhimin e burgjeve dhe të përmirësojmë sigurinë dhe logjistikën.
()