Pijet që ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme për ata me diabet – Çfarë zbulon studimi i ri

Hulumtimet kanë treguar se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku më i zakonshëm i vdekjes për njerëzit me diabet të tipit 2.

“Pijet e ëmbëlsuara me sheqer dhe qumështi me yndyrë të plotë, janë faktorë rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të parakohshme kardiovaskulare.”, tha autori i studimit Qi Sun.

“Bazuar në studimin tonë, unë do të rendijsa të parat kafen e zezë, çajin pa sheqer dhe ujin më lart se qumështi me pak yndyrë, lëngjet e frutave ose pijet e ëmbëlsuara artificialisht,” shtoi ai.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me të dhënat e studimit.

Çfarë zbuloi studimi

Studimi në të cilin AgroWeb.org bazohet, analizoi të dhënat e gati 15,500 të rriturve me diagnozë të diabetit të tipit 2.

Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me konsumin e tetë llojeve të ndryshme të pijeve.

Të tilla si: pije të ëmbëlsuara artificialisht, kafe, lëngje frutash, qumësht me pak yndyrë dhe të plotë, ujë, çaj dhe pije të ëmbla me sheqer.

Konsumi i më shumë se një pijeje të tillë në ditë konsiderohej një nivel i lartë konsumi, ndërsa konsum i ulët konsiderohej më pak se një pije e ëmbëlsuar me sheqer në muaj.

Ndërsa konsumimi i sasive të larta të kafesë, çajit, ujit dhe qumështit me pak yndyrë, u shoqërua me vdekshmëri më të ulët.

Duke parë në mënyrë specifike sëmundjet kardiovaskulare, të dhënat treguan se një konsum më i lartë i kafesë shoqërohej me një ulje prej 18% të rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Studimi zbuloi se konsumi i qumështit me pak yndyrë zvogëlon shanset për të pasur probleme me zemrën me 12%.

Studiuesit u shprehën se për njerëzit që pinin shumë pije të ëmbla me sheqer përpara se të diagnostikoheshin me diabet të tipit ka ende një lajm të mirë.

Kur pijet e ëmbëlsuara me sheqer dhe ato artificiale pa kalori u zëvendësuan me kafe, çaj, ujë të thjeshtë dhe qumësht me pak yndyrë, rreziku i një vdekjeje të hershme u ul ndjeshëm.

Këshilla e studiuesëve është që për të parandaluar këto sëmundje kronike dhe të rrezikshme, njerëzit duhet të ulin konsumin e pijeve që konsiderohen të dëmshme, të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe ata që tashmë vuajnë në nga sëmundje të tilla./AgroWeb.org

Pijet që ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme për ata me diabet – Çfarë zbulon studimi i ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook