Në malin e Brretit janë zbuluar pesë ambiente të hapura ku kultivoheshin kanabis. Autoritetet bëjnë me dije se në total janë asgjësuar 855 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.
Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autoritëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Njoftimi:
Në vijim të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, goditet një tjetër rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, zbulohen në malin e Brretit, 5 ambiente të hapura ku kultivoheshin bimë narkotike.
Nga këto ambiente, u asgjësuan në total 855 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.
Skuadra të posaçme policore, të përbëra nga efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë, Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe të FNSH, Tiranë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të rrethit, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë kësaj faze të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në zonën pyjore të malit të Brretit, u konstatuan 5 ambiente të hapura ku u gjetën të kultivuar gjithsej 855 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u agjesuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë në të gjithë territorin e rrethit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
()