Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News24”, Petro Koçi foli për rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. I ndalur tek Shkodra, Koçi tha se nuk e prisnin diferencën e thellë me opozitën.
Gjithashtu ai theksoi se ndër faktorët kryesorë që ndikuan ishte edhe shkërmoqja e opozitës.
“Shkodranët janë lodhur si me luftën komuniste të klasave po ashtu edhe me luftën antikomuniste të klasave. Benet Beci prezantoi një model ndryshe dhe është zgjidhja më e përshtatshme që është lodhur nga politika”, tha ai, ndërsa shtoi: “Rasti i Kavajës tregon që teza e manipulimeve është një tezë false, sepse dëshmon se zgjedhjet janë materializim i vullnetit të zgjedhësve”, u shpreh Petro Koçi.
Ndërsa kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, ai tha se ishte një kandidatë kundër Himarës duke dhënë një imazh negative për këtë qytet.
“Himarën do të quaja tradhti ndaj përgjegjësive politike qeverisjen që kanë pasur Berisha dhe Meta duke kandiduar një personash që është i dyshuar për pjesëmarrjen në masakrën e Peshkëpisë. Në atë kohë Berisha ka qenë president dhe di shumë gjëra dhe është një moment i pafalshëm. E futi sërish Himarën në një objekt debate. Nuk i duhet Himarës ky imazh negative.”, u shpreh ndër të tjera Koçi.
()