Të reja të rëndësishme vijnë për të ardhmen e Luis Alberto . Sipas Il Messagero, mesfushori i Lazios projektuar një takim me Presidentin Lotito. Ai është i gatshëm të rinovojë mëse i ofrohet e njëjta pagë si e e Milinkoviç Savic (3.5 milionë plus bonuse).
Tekniku Sarri i ka kërkuar lojtarit të qëndrojë (ka kontratë deri në vitin 2025) dhe tani e pranon edhe publikisht: “Nga nëntori e në vazhdim ai u bë një lojtar tjetër. Ai është një lojtar që dua ta mbaj nëse dëshiron të qëndrojë. Nëse ai është i lumtur, unë jam i pari që do të jem i lumtur”, tha trajneri i Biancocelestes pas fitores ndaj Udineses, e cila po e afron skuadrën gjithnjë e më shumë drejt kualifikimit në Champions League.
30-vjeçari ka luajtur 33 ndeshje këtë sezon në Serie A, ku ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 6 herë. Në karrierën e tij ka mbajtur veshur fanellat e Sevillas dhe Malagas.
()