Zyrtare, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Arsenalit, sulmuesi qëndron në Londër

Arsenali po punon për vazhdimin e bashkëpunimit me lojtarë të rëndësishëm. Klubi ka konfirmuan rinovimin e kontratës me sulmuesin Bukayo Saka. Njoftimi ka ardhur me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet se Saka do qëndrojë në Londër të paktën deri në vitin 2027.

“Jam shumë i lumtur, ka pasur shumë biseda dhe ka kaluar një kohë, por unë jam këtu tani. Mendoj se ky është klubi i duhur, vendi i duhur për të bërë hapin tjetër.

Është një klub i bukur, shiko ku jemi. Për mua ka të bëjë me arritjen e ambicieve të mia personale, sa e shtyj veten dhe sa kërkoj nga vetja çdo ndeshje, javë pas jave. Pastaj kam të gjithë njerëzit e duhur rreth meje për sa i përket familjes, dhe kur vij në stërvitje, kam bashkëlojtarët e mi dhe stafin stërvitor. Mendoj se kam gjithçka që më nevojitet për t’u bërë lojtari më i mirë që mund të jem, dhe kjo është arsyeja pse jam i lumtur që qëndroj këtu dhe jam këtu për të ardhmen sepse vërtet besoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha” – Tha ai pas rinovimit. Saka ka luajtur 37 ndeshje këtë sezon, me 13 gola të shënuar dhe 11 asiste.

()

Arena e Lajmit


Zyrtare, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Arsenalit, sulmuesi qëndron në Londër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook