Arrestimi i Fredi Belerit dhe provat që drejtësia ka në këtë rast, ka tensionuar debatin në “Open”, mes pretendimeve të sekretarit të OMONIA-s, Marin Suli se provat nuk ekzistojnë dhe gazetarëve në studio.
Gazetarja Klaodiana Lala ka pyetur zotin Suli se cila është arsyeja që Fredi Beleri është takuar me të infiltruarin, shtetasin A.R.
Suli u shpreh se një takim i tillë mund të ketë ardhur pasi i infiltruari është “oligarku i sardeleve” në Sarandë dhe se takimi mund të ketë ardhur pasi ai shiste çdo ditë peshk për lokalin e tij.
Pjesë nga diskutimi:
Marin Suli: I infliltruari me urdhër të prokurorit, nuk duhet të shtyjë në vepër penale. Po të shihni transkriptin e WhatsaApp, e ka marr ky obsesivi i dashuruar me zotin Beleri 28 herë dhe zoti Beleri nuk i është përgjigjur.
Klodiana Lala: Pse është takuar Beleri me këtë person?
Marin Suli: Ta them unë. Zoti Arsen Rama shet peshk, është oligarku i sardeleve në Sarandë. Është një njeri që çdo mëngjes çonte qesen me peshk në lokalin ne Belerit dhe merrte lekët.
()