Neymar Jr mund të bëhet një nga protagonistët e merkatos së ardhshme të transferimeve. Sulmuesi brazilian përjetoi një sezon të vështirë te PSG, i kushtëzuar nga lëndime të ndryshme, dhe qëndrimi i tij në Francë nuk është aspak i sigurtë pavarësisht kontratës së majme deri në vitin 2025.
Sipas L’Equipe, O’Ney po merr seriozisht idenë e një ndryshimi të mjedisit dhe Manchester United është gati të hyjë në tratativa.
Lojtari i “Djajve të kuq”, Casemiro, bashkatdhetari i tij brazilian mund të ketë një rol të rëndësishëm në negociata dhe do të përpiqet të bindë Neymar-in të pranojë sfidën. Sulmuesi prej vitesh është pjesë e PSG.
()