Turneu “Josip Katalinski Škija”/ Shqipëria U-15 luan ndeshjen e dytë kundër Celikut të Zenicës

Shqipëria U-15 luajti mesditën e sotme ndeshjen e dytë ndaj Celikut, në kuadër të turneut “Josip Katalinski Škija” që po zhvillohet në Bosnje – Hercegovinë. Kuqezinjtë e vegjël u mundën me rezultatin 4-1 nga skuadra e Celikut të Zenicës në takimin e zhvilluar në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të Bosnje-Hercegovinës. Denis Matraku realizoi golin e vetëm për Kombëtaren U-15 në këtë takim të dytë të Shqipërisë në turneun boshnjak.

Trajneri Armand Dama hodhi në fushë këtë 11-shë titullare: Bjorni Betoja (GK), Frensi Mali, Dion Vata, Edin Jakupi, Majkol Luka (C), Ismail Ademi, Alvi Kumbaro, Arnis Neza, Alteo Qirici, Odisea Gjati, Dionis Peraj.

Në 15 minutat e para të takimit, kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje shumë të mirë, me kontroll të mirë të topit dhe krijuan disa raste shënimi. Mirëpo, dy golat e pësuar në minutën e 16-të dhe 19-të duket se e demoralizuan skuadrën e kuqezinjve të vegjël, të cilët tentuan të reagojnë. Në fund të pjesës së parë, kuqezinjtë pësojnë edhe golin e tretë nga skuadra e Celikut.

Sakaq, në pjesën e dytë të takimit, trajneri Armand Dama bën disa zëvendësime për të rifreskuar skuadrën kuqezi. Boshnjakët realizojnë edhe golin e katërt të takimit në minutën e 64-t, ndërsa golin e vetëm për kuqezinjtë e shënon Denis Matraku.

Ky ishte takimi i dytë i Shqipërisë brenda dy ditëve, teksa nesër do të luajnë edhe ndeshjen e fundit të turneut në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të Bosnje-Hercegovinës në ora 13:00.

Arena e Lajmit


Turneu “Josip Katalinski Škija”/ Shqipëria U-15 luan ndeshjen e dytë kundër Celikut të Zenicës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook