Era Istrefi dhe futbollisti Amir Rrahmani në një lidhje dashurie?

TIRANE

Jo gjithçka është ashtu siç duket, por ndonjëherë sinjalet të çojnë drejt e në zemër të romancës. Era Istrefi dhe futbollisti Amir Rrahmani duket se kanë nisur një histori dashurie dhe rrjeti ka disa sinjale që të çojnë ta besojmë këtë.

Pak ditë më parë, Era tërhoqi vëmendjen me praninë e saj në stadiumin “Diego Armando Maradona” për ndeshjen Napoli-Inter.

Menjëherë pas kësaj, kanë nisur aludimet për një lidhje të mundshme mes këngëtares dhe futbollistit Amir Rrahmani, nisur edhe nga fakti që të dy personazhet e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Megjithatë, nuk janë këto të vetmet lëvizje të këngëtares shqiptare. Era ka ndarë në rrjetet sociale disa imazhe nga një hotel në Kapri, por mësohet se në të njëjtin vend dhe hotel gjatë këtyre ditëve ka qenë gjithashtu edhe Rrahmani, bashkë me skuadrën e NapoliT. A mendoni edhe ju se janë shumë sinjale për të qenë të rastësishme?

  • foto galeri
  • foto galeri

Arena e Lajmit


Era Istrefi dhe futbollisti Amir Rrahmani në një lidhje dashurie?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook