Një tragjedi ka ndodhur mesditën e së premtes në Kefaloni në Greqi. Një 3 vjeçar është gjetur pa jetë në një pishinë në një vilë private.
Ka qenë nëna e djalit që e ka parë në pishinë dhe e alarmuar ka lajmëruar bashkëshortin, i cili e ka nxjerrë menjëherë nga uji.
Ai është dërguar menjëherë në spital, por për fat të keq mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pasi ishte shumë vonë dhe 3 -vjeçari kishte humbur jetën.
()