Panairi i punës në UET/ Pjesë e aktivitetit kompani të shumta në sektorë të ndryshëm, Xhepa: Tregu i punës ka ndryshuar pas pandemisë

Kompani të ndryshme si në sektorin e ndërtimit, shërbimeve, bankar, spitale e klinika, u bënë pjesë e panairit të punës në Universitetin Europian të Tiranës.

Presidenti i UET, Selami Xhepa foli për nevojën e bashkëpunimit të biznesit me akademinë për të adresuar gërryerjen në tregun shqiptar të punës.

Ndërsa Presidenti i Unionit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, ndau tre mesazhe në fjalën e tij, që i drejtoheshin bizneseve dhe botës akademike.

Që prej themelimit të tij, Universiteti Europian i Tiranës ka punuar në përshtatjen e kurrikulave dhe programeve të studimit me kërkesat e tregut të punës, duke ngritur edhe Bordet e Tregut të Punës, që sjellin edhe zërin e parë të nevojave që hasin për profesionistë.

Po ashtu, UET është i përfshirë në projektin 500+”, që e bën këtë institucion të arsimit të lartë të jetë në kontakt dhe bashkëpunim me më shumë se 500 biznese nga e gjithë Shqipëria, që u vjen në ndihmë studentëve për praktika profesionale dhe punësim.

Arena e Lajmit


Panairi i punës në UET/ Pjesë e aktivitetit kompani të shumta në sektorë të ndryshëm, Xhepa: Tregu i punës ka ndryshuar pas pandemisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook