Benfica u kurorëzua kampione e Portugalisë për herë të parë në katër vitet e fundit. Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman Roger Schmidt mundi Santa Clara 3-0 për të fituar titullin e 38-të në historinë e tyre.
Në një Estadio da Luz pa vende bosh, golat në ndeshjet shtëpiake mbajnë firmat e Ramos, Rafa Silva dhe Grimaldo.
Ky triumf kurorëzon një sezon dominues, në të cilin ekipi ka qenë pothuajse përherë në krye të tabelës. Benfica mbylli sezonin me 87 pikë, 2 pikë më shumë se rivalët e Portos.
Skuadra nga Lisbona ka bërë një edicion pozitiv, teksa ia doli të shkojë deri në çerekfinalen e Champions League, ku u eliminua nga Interi.
()