Situata brenda PD pas 14 majit, Bardhi thërret mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka njoftuar se ka vendosur thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD dhe të Kryesisë gjatë javës së ardhshme.

Sipas Bardhit kjo thirrje ka ardhur nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe hapave që duhet të ndërmarrë PD për ringritjen dhe forcimin.

“Nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe veçanërisht hapave që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike e Shqipërisë për ringritjen dhe forcimin e saj, në përputhje me Statutin e Partisë kam vendosur:

– Thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamemtar të Partisë Demokratike, ditën e hënë, datë 05.06.2023, ora 12:00.

– Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e martë, datë 06.06.2023, ora 17:00.

Me Rend ditë të të dyja mbledhjeve: “Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSh.”.

Secili anëtar i Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së Partisë, do të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të elaboruar dhe propozuar zgjidhjet më të mira për forcimin dhe riorganizimin e partisë”, shkroi Bardhi.

Arena e Lajmit


Situata brenda PD pas 14 majit, Bardhi thërret mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook