Lulzim Basha ka shprehur urimin e tij për presidentin turk Erdogan pas fitores në zgjedhjet presidenciale ditën e sotme.
Përmes një postimi në Twitter Basha përgëzoi Erdogan duke u shprehur se Turqia është një vend i madh mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.
Ai shtoi më tej se shpreson që bashkëpunimi i fortë mes nesh, lidhjet e ngushta dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët të forcohen edhe më shumë.
“Urime Presidentit Rexhep Taip Erdogan që fitoi një mandat të ri në krye të Republikës së Turqisë, një vend i madh mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Gara zgjedhore shumë e fortë dhe pjesëmarrja masive e popullit turk në zgjedhje tregojnë forcën e madhe të njerëzve për të zgjedhur qeverisjen e tyre. Shpresojmë që bashkëpunimi i fortë mes nesh, lidhjet e ngushta dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët të forcohen edhe më shumë”, shkroi ai.