Partizani dhe Tirana do të garojnë deri në fund për titullin kampion në Superligë. Të hënën luhet akti i fundit, me të kuqtë dhe bardheblutë që kanë grumbulluar të dyja nga 64 pikë por kryeson skuadra e Colellas për shkak të përballjeve direkte.
Partizani do të sfidojë Teutën dhe mjafton një fitore për t’u shpallur kampione. Në krahun tjetër, Tirana shpreson ende, teksa do luajë ndaj Erzenit në transfertë. Në lojë mbetet edhe mbijetesa, me Bylis, Erzeni dhe Kukësi që do kërkojnë të shpëtojnë. I ftuar në Sport News në News 24 ishte trajneri i njohur, Artan Mërgjyshi.
“Nuk jemi këtu për të gjetur alibi për Tiranën. Kjo është një minus për Tiranën që ndeshjen shtëpiake u desh ta luajë jashtë. Për të qenë të hapur, rasti më i diskutueshëm ishte i penalltisë te Tirana. Partizani ka qenë në pozitat e pritësit dhe pritën deri në fund gabimin.
Penalltia te Bylisi-Tirana / Nuk duhej të jepej. Po të ishte në javët e para mund të kalohej, por jemi në një pikë vendimtare. Një faull aq i lehtë nuk mund të akordosh penallti. Shikoj që ka kontakte edhe më të forta në ndeshje Championsi, por s’ka patur penallti.
Tirana ka treguar shpirt grupi dhe ka shumë ndeshje që ka fituar në fund. Tirana nuk e menaxhoi mirë ndeshjen me Ballshin. Kur je në avantazh, duhej ta mbyllte ndeshjen. Të gjithë e dijnë që ndeshjet janë të vështira. Në fund të kampionatit, gjërat vështirësohen” – Tha ai.
()